
Teksa po ecte rrugëve të New York-ut, një burrë pa një të pastrehë të shtrirë në tokë në këto ditë të ftohta dhe pa u menduar dy herë zhveshi pallton dhe mbuloi të pastrehun.
Por ky veprim i tij i mirë vetëm sa i kushtoi shtrenjtë, i pastrehu jo vetëm që nuk e falenderoi, por e sulmoi fizikisht dhe i mori portofolin nga xhepi.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur viktima 59-vjeç u mundua të ndihmojë 25-vjeçarin Xavier Israel, i cili po qëndronte i shtrirë në trotuar.
I pastrehu u ngrit shpejtë në këmbë duke e përplasur për tokë.
Ai filloi ta grushtojë dhe në një moment i vodhi portofolin, duke u larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Megjithatë disa orë më vonë i pastrehu u arrestua nga policia.