Burri i kërkoi të mos thithte vape para vajzës së tij, 32 vjeçari i ngul thikën

Burri i kërkoi të mos thithte vape…

Një baba 37-vjeçar u godit me thikë në sy të gruas dhe vajzës së tij të vogël në një Starbuck në Vancuver, nga një burrë që tani përballet me një akuzë për vrasje. Paul Stanley Schmidt u sulmua në kafene, pasi i kërkoi një burri të mos thithre vape pranë vajzës së tij trevjeçare, tha nëna e viktimës për Vancouver Sun. 

Kjo është jashtëzakonisht e gabuar ajo që ndodhi. Ai thjesht po përpiqej të mbronte vajzën e tij. Unë jam e zemëruar dhe e trishtuar”,  tha Kathy Schmidt. 

Schmidt u plagos në kafene dhe ndërroi jetë, pasi u dërgua në spital. I dyshuari nuk mendohet të ketë pasur ndonjë lidhje me viktimën. 

I dyshuari, i identifikuar nga policia si Inderdeep Singh Gosal, 32 vjeç, është akuzuar për vrasje të shkallës së dytë pas arrestimit të tij në vendngjarje të dielën. Policia tha se dhuna ndodhi “pas një sherri të shkurtër” dhe pritet që Gosal të paraqitet në gjykatë më 11 prill.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit