Burri martohet me studenten, mësuesen, supervizoren dhe drejtoreshën e të njëjtës shkollë

Burri martohet me studenten, mësuesen, supervizoren dhe…

Një burrë saudit është martuar me katër gra nga e njëjta shkollë, duke filluar nga një studente te drejtoresha. 

Ndërsa një nga bashkëshortet e tij studion, një grua tjetër jep mësim në të njëjtën shkollë dhe një tjetër është drejtoresha e institucionit.

Burri 50-vjeçar i paidentifikuar tani ka marrë një grua të katërt, e cila mbikëqyr të njëjtën shkollë në rajonin Jazan të Arabisë Saudite.

Gruaja-mësuese kishte thënë për të përditshmen se në punë nuk ndihet ndryshe nga më parë, edhe pse tani jeton me tre gratë e tjera.

Megjithatë, jetesa e tyre thuhet se ka ngritur shumë diskutime brenda institucionit dhe është bërë gjithashtu një temë e shpeshtë në bisedat mes nxënësve në shkollë.

Gjithashtu ka ngjallur reagime në rrjetet sociale, me një person që shkruan: “Mashallah Zoti ju bekoftë katër herë… dhe bekoftë nxënësen që do të jetë në mesin e tre mësuesve si në shtëpi ashtu edhe në shkollë.”

Një person tjetër mendonte se martesat ishin legjitime për sa kohë që burri ka aftësinë financiare dhe seksuale për t’u kujdesur për të katër gratë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit