Burri me kancer në gjak, mes skamjes dhe mjerimit Bukurie Sina kërkon ndihmë

Burri me kancer në gjak, mes skamjes…

Bukurie Sina nga fshati Bizhutë i Elbasanit prej kohësh endet spitaleve pasi burri i saj është diagnostikuar me kancer në gjak.

“Kisha disa krerë me të cilat mbanim frymën gjallë, ato i shita dhe dërgova burrin për vizitë tek spitali Hygeia, aty vetëm analizat i bënë dhe më pas më thanë që trajtimi shkon deri në 30-40 mijë euro. Unë nuk i kisha aq lekë.

Sa herë e sjell në Tiranë që të marrë gjak nuk kam para as për të paguar rrugën. Marrim 100 mijë lekë të vjetra burri dhe 60 mijë lekë te vjetra unë, ndërsa gjilpëra është 600 mijë lekë. Nuk kam çfarë t’i jap për të ngrënë.

Bukë e gjizë, atë kam!

Djali i vogël mori vesh për sëmundjen e babait la shkollën dhe iku të punonte në Greqi, ka një javë djali që ka ikur. Jemi në merak për të.

“Do iki unë të punoj dhe do të shërojmë babin” -rrëfen mes lotësh Bukurie Sina.

Nuk mbaruan hallet kurrë, kushdo që e sheh këtë intervistë të më ndihmojë sado pak, jam e pafuqishme. Nuk mund t’ia dal dot e vetme.

Nr kontakti: +355 69 578 2082

IBAN: AL 1220 5310 5003 0510

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit