Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar vjedhjen e motorit të tij në rrugën “Vëllezërit Huta”.
Sipas denoncimit, autori i dyshuar është një person që mbante një kapele, për të cilin qytetari pretendon se ka foto dhe video ku i duket qartë fytyra.
Përmes JOQ Albania, ai i bën thirrje personit që ta kthejë motorin në vendin nga ku e ka marrë, duke i lënë si mundësi të fundit denoncimin e rastit në polici.
Qytetari shpreson që motori të kthehet pa qenë e nevojshme që çështja të ndiqet më tej nga autoritetet.