Burri në Shkodër shtrihet në mes të asfaltit, askush nuk reagon

Burri në Shkodër shtrihet në mes të…

Një denoncim shqetësues ka mbërritur së fundmi në redaksinë tonë, ku raportohet për një qytetar në Shkodër që qëndron i shtrirë në mes të rrugës. Ngjarja ka ndodhur pranë sheshit të ish-5 Heronjve, ku burri shihet i shtrirë mbi asfalt, pa shfaqur asnjë shqetësim.

Megjithëse pranë tij kalojnë automjete dhe këmbësorë, askush nuk ndalet për t’i ofruar ndihmë apo për të pyetur mbi gjendjen e tij. Sipas qytetarit që ka raportuar situatën, burri nuk reagon fare dhe mund të ketë probleme me shëndetin mendor.

Përshendetje! Ne mes te qytetit te Shkodres, tek ish 5 heronjt, nje zoteri qendron i shtrire mes trafikut. Askush nuk reagon. Duket qe zoteria vuan nga shendeti mendor!”, shkruan denoncuesi.

Përveç rrezikut për jetën e tij, prania e burrit në rrugë përbën gjithashtu një kërcënim serioz për aksidente. Autoritetet duhet të ndërhyjnë sa më parë për të shmangur ndonjë tragjedi të mundshme.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit