Burri nga Kamza i prekur me Covid sjell bashkëshorten në spital: Ça të bëj unë, ta le gruan të vdesë?

Burri nga Kamza i prekur me Covid…

Një burrë i infektuar me Covid ka sjellë bashkëshorten e cila po ashtu është me virus. Për ‘Balkanweb’ ai tha se gruaja e tij, 46 vjeçe, ndodhet ende në ambulancë. Burri thotë që e ka mbajtur në shtëpi prej 4 ditësh bashkëshorten dhe ilaçet i kanë kushtuar 500 mijë lekë dhe nuk ka marrë asnjë lloj rimbursimi.

Teksa është pyetur se mos ka frikë se mund të përhapë virusin, burri tha se nuk ka çfarë bën pasi gruaja e tij mund të ndërrojë jetë.

‘ 30 e ka oksigjenin. Sot e sollëm ne nga Kamza, aty rrimë me shtëpi. 4 ditë e kemi mbajtur në shtëpi me mjekime. Vetë jam mirë , me Covid, temperaturë nuk kam. Ca të bëj unë ta le gruan të vdesë. Është 46 vjece. Nuk më kanë shkuar shumë mjekimet, oksigjenin e kam marrë privat, nuk e di sa kanë shkuar. Afër 500 mijë lekëshit, asgjë e rimbursuar.”– ka thënë ai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit