Burri nget makinën pa patentë prej 20 vitesh, policia nuk e ka pikasur kurrë

Burri nget makinën pa patentë prej 20…

Ismail Krasniqi nga fshati Grashticë i Prishtinës, i ka dhënë makinës që në moshën 13-vjeçare. E veçanta e tij është se ai ka marrë emrin shofer , pa qenë I pajisur me leje drejtimi.

Ai është shprehur se për herë të parë është pajisur me leje drejtimi këtë muaj, teksa shton se ishin kushtet financiare që ia kanë pamundësuar marrjen më herët të patentës shoferin.

“Ideja nuk më ka ardh mu,  po ideja iu ka ardh fëmijëve, se kam shku me jua regjistrua lejën atynr, dhe ata më kanë nxit që me hi edhe unë për leje”, ka deklaruar ai.

49-vjeçari, përgjatë këtyre 20 viteve thotë se ka punuar shumëçka, madje edhe taksist. Ai thotë se ka qenë me shumë fat pasi policia nuk e ka ndalur asnjëherë.

“Kurrë asnjëherë nuk më ka dënua, asnjë dënim hiç asnjë s’e kam, as kurrë se kam dhanë…Hiç kurrë nuk më kanë ndalë, hiç nuk hi në tejkalim, kurrë nuk voziti palidhje, e mmbaj drejtimin tem”, ka deklaruar ai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit