“Burri nuk ma var më, ndihem e pavlerësuar”. 37 vjeçarja përfundon duke bërë s*ks online me një djalë të ri

“Burri nuk ma var më, ndihem e…

Një 37-vjeçare nuk ndihet më e vlerësuar nga bashkëshorti i saj, me të cilin ka 17 vite e martuar, si dhe dy fëmijë.

Ajo ka rrëfyer për “Dear Deidre” të “The Sun”, se si interesi i pakët i bashkëshortit ndaj saj e shtyu të bënte seks virtual me një djalë që e njohu online. A do të arrijë ta shpëtojë martesën pas këtyre që kanë ndodhur? Ja rrëfimi i plotë i saj:

“Kur bashkëshorti bëri betimin gjatë ceremonisë së dasmës, më tha se më donte për shkak të sensit të humorit që kam, por pse kjo gjë e shqetëson tani? Çdo shaka ose rreng që i bëj, shoqërohet me një injorim nga ana e tij. Tani kam nisur ta kërkoj vëmendjen në tjetër vend.

Ne u takuam në universitet dhe kemi 17 vite të martuar. Ai është 40 vjeç, ndërsa unë jam 37 dhe kemi dy fëmijë bashkë të moshës 5 dhe 9 vjeç. Bashkëshorti çohet nga krevati në orën nëntë të mëngjesit që të më shmangë , prandaj shkarkova në telefon aplikacionin për takime online ‘Tinder’ që të argëtohesha.

Nuk kisha qëllim që të njihja shpirtin tim binjak, prandaj flirtimet që bëja ishin pa zarar. Por u fiksova pas bisedave me të huajt, saqë përfundova duke kontrolluar telefonin shumë shpesh.

Një djalë, që quhet Mike, më tha se dukesha qesharake. Por biseda mes nesh nuk ka qenë e keqe. Një natë më kërkoi të flisnim me kamera dhe kaluam dy orë duke biseduar rreth punës, familjes apo shpresës për të ardhmen.

Pas pak ditësh zhvilluam takimin tonë të parë birtual duke pirë disa gota alkool gjatë kohës që flisnim me kamera. Pasi kthyem disa gota, ai më kërkoi t’i tregoja se si dukesha lakuriq dhe më kërkoi të prekja veten gjatë kohës që ai më shihte. Edhe unë i kërkova të njëjtën gjë.

Përfunduam duke bërë seks virtual, të cilin nuk e kisha provuar kurrë më parë, por më pëlqeu. E kemi bërë këtë gjë disa herë të tjera. Por edhe pse më pëlqen biseda me Mike, e di thellë brenda vetes se mes nesh nuk do të ketë asgjë më shuëm se sa thjesht ‘miq me përfitime’.

Po mendoj t’i tregoj çdo gjë bashkëshortit në mënyrë që ai të punojë më shumë për martesën tonë. A jam naïve që mendoj se kjo do të përmirësojë marrëdhënien tonë?”, thote ajo.

“Dear Deidre” thotë: “Nuk duket se dëshironi të shkatërroni martesën tuaj. Edhe pse tradhtia nuk është gjë e mirë, bashkëshorti nuk ju bën të ndiheni e vlerësuar, prandaj keni shkuar tek meshkujt e tjerë për të marrë atë që ju mungon.

Duhet të jeni të përgatitur, sepse bashkëshorti juaj mund të mos tregohet mirëkuptues në këtë situatë. Problemi juaj kryesor duket se është mungesa e komunikimit”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit