Burri plagos gruan me thikë në qafë e trup, 52-vjeçari i dënuar më parë për vrasjen e një të riu

Burri plagos gruan me thikë në qafë…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 52-vjeçar ka qëlluar me thikë bashkëshorten e tij. Ngjarja ka ndodhur pas mesnate, rreth orës 02:15, në rrugën “Xhanfize Keko”.

52-vjeçari, i dënuar më parë për vrasje, ka qëlluar me thikë në qafe dhe në trup gruan e tij, E. Sh., 46 vjeçe. Ajo është dërguar në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Jakup (Arben) Shahu është arrestuar nga Policia. Ende nuk dihen arsyet dhe motivet e kësaj ngjarjeje, por grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave.

52-vjeçari Shahu është emër i njohur për policinë. Ai ka qëlluar për vdekje 28-vjeçarin Arjan Mejdani. Kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 2011.

Jakupi ka vrarë me kallashnikov Arjan Mejdanin ndërsa shoku i tij Agron Isiu, plagosi dy të tjerë, babain e viktimës, Bujar Mejdani dhe kunati i këtij të fundit, Arben Muharremi. Ata tentuan të arratiseshin, por i mbaroi karburanti i makinës dhe u kapën nga policia.

Jakup Shahu, kishte një lidhje jashtëmartesore me bashkëshorten e viktimës Arjan Mejdani. Kjo lidhje fillimisht është zbuluar nga bashkëshortja e autorit. Gruaja e të dyshuarit Jakup Shahu, një javë para ngjarjes, ka shkuar për te lokali i viktimës, aty ku ndodhi edhe vrasja, dhe ka nisur të debatojë me gruan e Arjan Mejdanit, duke e akuzuar se i kishte marrë bashkëshortin. Aty ka nisur konflikti mes dy bashkëshorteve, fillimisht me fjalë e më pas janë kanë nisur të godasin njëra-tjetrën me sende të forta.

Sherri ishte i vazhdueshëm mes dy grave. Mejdani ka shkuar të takojë të dyshuarin Jakup Shahu, i cili banonte pranë shtëpisë së Mejdanit. Duke debatuar me të, në mes është futur bashkëshortja e Shahut, e cila ka rrëfyer edhe historinë e tradhtisë nga ana e të shoqit dhe gruas së viktimës. Fillimisht Mejdani ka nisur të debatojnë me dy autorët në lokalin e tyre dhe më pas ata kanë nxjerrë armët nga një makinë që ishte i parkuar para lokalit dhe kanë nisur të qëllojnë në drejtim të tyre, ku Arjani ndërroi jetë 15 minuta pasi mbërriti në spitalin e Traumës dhe u plagosën dy familjarët e tij.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit