Burri punëson aksidentalisht një agjent të FBI-së që t’i vrasë gruan

Burri punëson aksidentalisht një agjent të FBI-së…

Një burrë punësoi aksidentalisht një agjent të FBI për të vrarë gruan e tij. Massimo Marenghi nga Massachusetts pranoi komplotin për të vrarë gruan dhe rrezikon të dënohet me 10 vite burg. 

Marenghi ishte ankuar për gruan e tij që kërkonte një urdhër ndalimi kundër tij në janar 2021. Ai i kërkoi agjentit CS që ta ndihmonte të ‘eliminonte’ problemin e tij dhe kishin diskutuar një çmim për ekzekutimin që do ishte rreth 10 mijë dollarë.

Marenghi ra dakord dhe i dha CS fotografitë e gruas së tij, informacion në lidhje me vendndodhjen dhe orët e punës së gruas së tij, adresën e shtëpisë së saj në Malden, një përshkrim të automjetit të saj dhe numrin e saj të telefonit”, thuhet në dosjen e gjykatës. 

Zyrtarët deklarojnë se Marenghi donte që vrasja të ndodhte sa më shpejt dhe i kërkonte agjentit që të blnte të pamundutën. Por agjenti CS kontaktoi oficerët lokalë në Departamentin e Policisë Northwood në New Hampshire, të cilët ranë në kontakt me FBI-në.

Agjentët federalë më pas intervistuan CS të nesërmen, i cili ra dakord të ndihmonte në hetimin kundër Marenghi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit