Burri rrëzohet nga varka dhe prish propozimin romantik për bashkëshorten e ardhshme

Burri rrëzohet nga varka dhe prish propozimin…

Propozimi romantik i një burri mori një kthesë të papritur kur ai ra nga varka sepse humbi kontrollin.

Videoja gazmore e postuar në “Tik Tok”, tregon burrin që ngjitet në pjesën e pasme të një varke për t’i propozuar të fejuarës së tij, e ulur në një varkë tjetër.

Ai afron varkat, nxjerr unazën dhe thotë fjalët magjike. Por kur e dashura e afron për ta puthur, varka lëviz, e dashura rrëzohet dhe i gjuan me këmbë burrit që qëndronte në këmbë për propozimin.

Ai ra në det dhe momenti perfekt u prish. Përtej të gjithë skenës, gruaja e pranoi propozimin. Videoja shkaktoi shumë të qeshura në rrjetet sociale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit