Burri shkoi në spital me kollë, por u shokua kur mësoi se ishte i mbushur me parazitë

Burri shkoi në spital me kollë, por…

Një pacient që shkoi në spital me atë që ai mendonte se ishte një kollë e vazhdueshme, u trondit kur mësoi se lëkura e tij në brendësi ishte e mbushur me parazitë. 

Pacienti vuante nga cisticerkoza, e njohur edhe si taeniasis. Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) infeksioni “shkaktohet nga larvat e parazitit Taenia solium”.

Ky infeksion ndodh pasi një person gëlltit vezët e parazitit. Larvat futen në inde si muskujt dhe në tru dhe formojnë cista atje”, tha doktori. 

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se gjendja mund të shkaktohet nga shumë parazitë të ndryshëm shirit, por vetëm Taenia solium, shkakton probleme serioze shëndetësore.

Ai mund të kalojë mes njerëzve përmes feçeve të kontaminuara nëpërmjet furnizimeve me ujë të ndotur, higjienës joadekuate të duarve gjatë përgatitjes së ushqimit ose drejtpërdrejt përmes vezëve në mish.

Paraziti shirit normal zakonisht qëndron në zorrët dhe shkakton simptoma të lehta, si dhimbje stomaku dhe diarre. /Ladbible

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit