Burri tradhtar dyshohet se çoi Almën drejt aktit ekstrem

Burri tradhtar dyshohet se çoi Almën drejt…

Detaje të reja janë zbardhur rreth ngjarjes së rëndë të ndodhur në Shkodër.

Alma Arrazi, 39-vjeçarja e cila dyshohet se është vetëmbytur bashkë me 3 fëmijët e mitur, dy prej tyre të gjetur të pajetë tanimë, për herë të fundit është takuar me kunatën e saj.

Më datë 2 maj ajo është takuar me kunatën dhe i ka thënë se do priste vëllain për ta marrë me taksi pasi do shkonte një jave tek shtëpia e tij që të qetësohej, citon JOQ.

Kamerat e sigurisë kanë treguar se 39-vjeçarja dhe 3 fëmijët e saj janë larguar pas dy orësh nga lokali dhe së bashku kanë ecur në trotuarin e rrugës që të çon te “Ura e Bunës” së vjetër, në drejtim të “Kishës së Zojës”, Shkodër. Dalja nga lokali është në orën 20:10 të datës 02.05.2024.

Ndërkohë më datë 4 maj, rreth orës 22:00, shërbimet e policisë janë njoftuar se ështe gjetur trupi i pa jetë i një fëmijë të mitur, në anë të lumit Buna në fshatin Darragjat. Nga kqyrja e kufomës është konstatuar se ky trup i përket vajzës 9-vjeçare e cila ishte zhdukur me mamanë dhe vëllain e motrën që prej datës 2 maj. Ndërsa ditën e sotme në lumin Buna është gjetur edhe trupi i pajetë i vajzës tjetër të familjes Arrazi.

Prokuroria ka dyshime se Erdgys Arrazi, si rrjedhojë e dhunës psikologjike të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij, shfaqur në formën e ofendimeve të vazhdueshme dhe tradhtisë bashkëshortore, duke prekur rëndë dinjitetin e saj, ka shkaktuar vetëvrasjen e shtetases Alma Arrazi e cila në gjendje të rënduar psikologjike dyshohet të jetë hedhur në lum bashkë me tre fëmijët e mitur.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit