Burri vjedh kutinë e donacioneve për fëmijët me Sindromën Down, DSA: Kini kujdes prej tij

Burri vjedh kutinë e donacioneve për fëmijët…

Organizata Down Syndrome Albania ka denoncuar vjedhjen e një kutie donacionesh, ngjarje e ndodhur më 28 shtator në ambientet e një dyqani (“Shtëpia e Lodrave”) brenda qendrës tregtare Toptani.

Në një mesazh drejtuar redaksisë së JOQ, përfaqësuesit e organizatës bëjnë me dije se kutia e donacioneve është marrë nga një person, fytyra e të cilit duket qartë në kamerat e sigurisë. DS Albania kërkon ndihmën e publikut për identifikimin e këtij individi, duke shprehur shqetësimin se ai mund të përdorë kutinë e vjedhur për të mashtruar qytetarët, duke mbledhur donacione në emër të fondacionit.

Organizata thekson se nuk mbledh fonde në rrugë apo dyer shtëpish përmes individëve, por vetëm përmes kutive të vendosura në pika të caktuara tregtare dhe përmes donacioneve online në faqen zyrtare.

DS Albania apelon gjithashtu që nëse dikush e gjen kutinë e donacioneve (nëse hajduti ka marrë vetëm të hollat dhe e ka braktisur), ta dorëzojë pranë zyrave të organizatës në adresën: Rr. Besim Imami 1, pranë rrugës Myslym Shyri, ose të kontaktojë në numrin e telefonit 068 804 2222.

Ndonëse nuk dihet saktësisht shuma që ndodhej në kuti në momentin e vjedhjes, organizata sqaron se ajo është ndërruar për herë të fundit në janar dhe zakonisht mbledh rreth 25.000 lekë në vit, kryesisht qindarka.

Mesazhi nga DS ALBANIA:

“Përshëndetje ekipi JOQ! Do ju luteshim në raportimin e kësaj video. Personi në video ka vjedhur kutinë e donacioneve të organizatës sonë nga një dyqan (Shtepia e Lodrave tek qendra tregtare Toptani).Ndoshta arrijmë ta identifikojmë këtë person përmes audiencës suaj, pasi fytyra e tij duket mjaft qartë në video. Jemi të shqetësuar që ky individ mund të dalë tani të kërkojë donacione me kutinë, pra të mashtrojë qytetarët që po i mbledh për fondacionin tonë. Gjithashtu lutemi që nëse dikush e gjen këtë kuti (nëse hajduti vetëm ka marrë lekët dhe e ka hedhur), ta ktheje pranë Fondacionit Down Syndrome Albania. Adresa jonë është Rr. Besim Imami 1 (pranë M.Shyri). Nr telefoni: 0688042222 Kemi nevojë të sqarojmë publikun që Down Syndrome Albania kurrë nuk del për të mbledhur fonde me kuti dhe me individë në rrugë apo dyer shtëpish. Përveçse kemi kuti në disa pika tregtare (krysisht në disa dyqane në qendra tregtare) ne pranojmë donacione vetëm online në website-n tonë www.dsalbania.org

Nuk di te them me siguri sa leke kishte kutia pasi eshte ndërruar ne janar. Zakonisht kjo pike mbledh rreth 25.000 leke (te rinj) donacione ne vit. Janë zakonisht gindarka dhe s’dallohet dot nga video. Ne i mbledhim periodikisht cdo vit 1 here ne vit (pas vitit te ri) kutite nga çdo vena qe i kemi…”

<iframe width=”477″ height=”849″ src=”https://www.youtube.com/embed/WQ-zz1Rgdps” title=”Burri vjedh kutinë e donacioneve për fëmijët me Sindromën Down, DSA: Kini kujdes prej tij” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” referrerpolicy=”strict-origin-when-cross-origin” allowfullscreen></iframe>

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit