Burri vret gruan e paralizuar: U lodha duke u kujdesur për të

Burri vret gruan e paralizuar: U lodha…

Një 81-vjeçar u arrestua si i dyshuar për vrasje pasi e shtyu gruan e tij në det sepse ishte ‘lodhur duke u kujdesur për të’.

Policia lokale në Oiso, prefektura Kanagawa në Japoni u njoftua për incidentin të premten më 4 nëntor, kur djali i 81-vjeçarit Hiroshi Fujiwara u tha autoriteteve ‘babai im e shtyu nënën në det’.

Fujiwara i tha policisë se incidenti ndodhi një ditë më parë, kur ai e çoi gruan e tij 79-vjeçare në karrige me rrota, në një skelë në Oiso.

Çifti jetonte vetëm në Japoni dhe Fujiwara i tha policisë se ai ishte kujdesur për gruan e tij me aftësi të kufizuara për më shumë se 40 vjet.

Pasi arriti atje, ai e shtyu atë nga skela në ujë, e më pas i pranoi djalit të tij atë që kishte bërë.

Fujiwara u deklarua fajtor dhe pranoi akuzat.

Lajmi për vdekjen e gruas së moshuar shkaktoi reagime nga përdoruesit e internetit, të cilët akuzuan qeverinë japoneze për injorimin e çështjes së abuzimit me të moshuarit në një popullsi që po plaket me shpejtësi.

Siç raportohet nga South China Morning Post, përqindja e banorëve mbi moshën 65 vjeç parashikohet të arrijë një të tretën e popullsisë deri në vitin 2050.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit