Burri në Tiranë vret me thikë gruan e tij në sy të nipit 14-vjeçar

Burri në Tiranë vret me thikë gruan…

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tiranën, ku një grua është vrarë me thikë, dyshohet nga bashkëshorti i saj. Ngjarja ka ndodhur në një kompleks banimi pas shkollës “Harry Fultz” te SPAK, ndërsa në momentin e krimit në banesë ndodhej edhe nipi 14-vjeçar si dhe dhëndri i tyre.

Lumturie Patushi 58 vjeçe, u transportua me urgjencë në spital pas plagëve të marra, por fatkeqësisht nuk mundi t’u mbijetonte. Ndërkohë, bashkëshorti i saj, Hysni Patushi 68 vjeç, është larguar nga vendngjarja dhe është shpallur në kërkim nga policia.

Grupi hetimor ka nisur punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave që çuan në krim. Po ashtu, autoritetet po hetojnë për të përcaktuar motivin, ndërsa vijojnë kërkimet për kapjen e të dyshuarit.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit