Burrit i bie të fikët dhe paralizohet pasi fryu hundët

Burrit i bie të fikët dhe paralizohet…

Një burrë ka mbetur i paralizuar pasi i ra të fikët në banjë, ndërsa frynte hundën.

Kirsty Bronner, 34 vjeç, nga Sidnei ka treguar se si dëgjoi një zhurmë të fortë që vinte nga banja dhe e gjeti partnerin e saj të shtrirë në dysheme.

Ajo tha se ai ishte shtrirë pa ndjenja pasi i ra të fikët dhe e goditi qafën teksa ra. Kirsty tregoi për tronditjen e familjes, pasi u pajtua me paralizën e tij, pas incidentit të 2 janarit të vitit të kaluar.

U futa me nxitim dhe gjeta partnerin tim të shtrirë në dysheme pa ndjenja. Ai kishte goditur qafën dhe kishte dëmtuar shtyllën kurrizore C6/7. Ai i kishte fryrë hundët dhe i kishte rënë të fikët, duke e goditur qafën në stolin e banjës”, tha Kirsty.

Tani më shumë se një vit më vonë, partneri i saj që dikur vraponte dhe punonte çdo ditë ka paralizë të nivelit T1, që do të thotë se ai komandon vetëm kokën, por jo trupin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit