Bushati del sërish kundër Ramës, i kujton 15 kushtet që duhet të plotësojë

Bushati del sërish kundër Ramës, i kujton…

Ish ministri i jashtëm, Ditmir Bushati del sërish kundër kryeministrit Edi Rama.

Ndryshe nga Rama që i ka mohuar, Bushati i ka kujtuar qeverisë kushtet që vendet anëtare i vendosën Shqipërisë për t’i plotësuar përpara Konferencës së Parë Ndërqeveritare, si dhe ato që duhen plotësuar përpara miratimit të kuadrit negociues.

“Ato, ne i kemi kthyer në “detyra shtëpie” në Rezolutën që miratuam në Kuvend, më 3 Tetor 2019. Duhet t’i rikthehemi pikërisht angazhimeve që kemi ndërmarrë vitin e shkuar, e të adresojmë një orë e më parë të gjitha ”detyrat e shtëpisë” që na kanë lënë Vendet Anëtare të BE-së”,  shkruan Bushati në një postim në Facebook.

“Fillimit të negociatave i paraprin përgatitja nga ana e Komisionit Europian dhe miratimi nga Vendet Anëtare të BE-së të Kuadrit Negociues. Edhe këtu Vendet Anëtare kanë përcaktuar një katalog me disa detyra, mënyra e adresimit të të cilave nga ana e Shqipërisë duhet të reflektohet në dokumentin e Kuadrit Negociues.” – shkruan Bushati.

Ish-minsitri i jashtëm theksoi se zyrtarizimi i hapjes së negociatave me BE-në varet nga përmbushja e kushteve të vëna nga anëtarët, por edhe shpejtësia dhe cilësia e tyre.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit