Bushati kundër Ramës dhe Cakajt për ambasadoren në Athinë: Kjo nuk ndodhi as në komunizëm

Bushati kundër Ramës dhe Cakajt për ambasadoren…

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka dalë kundër ministrit aktual në detyrë Gent Cakaj dhe kryeministrit Edi Rama për propozimin e emrit zëvendësues në ambasadës shqiptare në Athinë, pas shkarkimit të trupës diplomatike në këtë institucion.

Pas shkarkimit të Ardiana Hobdarit, Cakaj propozoi emrin e Luela Hajdaragës si pasuese të saj në këtë post.

Gjatë diskutimeve në Komisionin e Jashtëm Bushati tha se nuk mund të votohet emri i një kandidateje të re për ambasadore në Athinë, pa dekretin e presidentit Meta për shkarkimin e paraardhëses së saj.

Ai tha se një ambasador duhet të ketë një histori karriere me 10 vite përvojë në çështjet e jashtme, duke theksuar edhe në periudhën e komunizmit është ruajtur ky standard.

Bushati kërkoi shpjegime për shkarkimin e trupës diplomatike në Greqi, ndërsa shtoi se nuk u ruajt integriteti i diplomatëve por u ushqye media me informacione për shpartallime celulash diplomatike.

“Dua të ndaj disa shqetësime. Kushtetuta imponon që të kemi një vakancë që të vazhdojë procedura e zëvendësimit. Kryeministri ka propozuar zëvendësimin, por Presidenti i Republikës nuk është shprehur për të krijuar vakancën.

Pa u shprehur presidenti me dekret, komisioni nuk ndërmerr asnjë veprim. Pa dekret nuk bëhesh dot ambasador. Këtë praktikë e kemi ruajtur që nga 2015-a.

Ambasador bëhesh ose me histori karriere, do një gradë të caktuar, nuk bëhesh me bashkëngjitje. Gjetëm në 2013 me njerëz më shumë jashtë sistemit diplomatik, se sa brenda. Ne vendosëm një rregull. Duhen 12 vjet eksperiencë në sistemin diplomatik të bëhesh ambasador.

Nëse vjen nga jashtë sistemit të karrierës, ligji jonë na detyron se duhet të ketë 10 vjet përvojë pune në çështje të jashtme, dhe 3 vjet në pozicione drejtuese.

Sekretari i Përgjithshëm i MEPJ duhet të na japë një arsyetim për këtë çështje. Duhet të zbatojmë ligjin që e kemi miratuar po ne si mazhorancë. Ne kemi pasur ambasador të parë Mit’hat Frashërin në Greqi.

Në gjithë historinë tonë, të gjithë ata që kanë shërbyer në Greqi, ose kanë qenë njerëz me karrierë të spikatur diplomatike, apo njerëz me profil shumë të lartë publik. Edhe në komunizëm.

Ne duhet të jemi të kujdesshëm. Sekretari i Përgjithshëm të na tregojë pse po e ndryshojmë këtë traditë 100 vjecare. Nuk jemi as në kushtet e ligjshmërisë. Le tu themi lamtumirë ligjeve që kemi bërë vetë. Nëse jemi bëri pishman, ne tua themi njerëzve.

U ushqye media me informacione për shpartallime celulash diplomatike. Kjo është denigruese. Ministria e Jashtme të japë shpjegime, nuk mbrojti dinjitetin e diplomatëve”, u shpreh Bushati.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit