Bushati nën pushtetin e ujit, ku është kryetar Beci?

Bushati nën pushtetin e ujit, ku është…

Fshati Bushat në Shkodër është zhytur nga reshjet e dendura të shiut gjatë mbrëmjes së kaluar dhe ditës së sotme. Rrugët dhe tokat bujqësore janë përmbytur, ndërsa situata bëhet gjithnjë e më e vështirë.

Megjithë seriozitetin e ngjarjes, kryetari i bashkisë, Benet Beci, nuk ka dalë ende në terren për të parë nga afër dëmet ose për të koordinuar masat e nevojshme. Autoritetet lokale, duket se e shohin situatën më shumë nga zyra sesa në terren, duke lënë fshatin të përballet me pasojat e përmbytjeve pa mbikëqyrje të drejtpërdrejtë.

Situata tregon një mungesë prezence dhe reagimi të menjëhershëm nga ata që duhet të jenë në vijën e parë për të menaxhuar emergjencat. Edhe pse reshjet mund të vazhdojnë, ndërhyrjet konkrete duket se mbeten një premtim i papërmbushur.

Mos vallë për Benet Becin ka më tepër rëndësi harta për paketën e maleve që e kritikoi kryeministri sesa gjendja e Shodrës?

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit