'Buzë Lanës ka sëmundje të rrezikshme ngjitëse'/ Deklarata 'b*ombë' e Mjekut të njohur: Bashkia e Tiranës nuk i lan rrugët...

‘Buzë Lanës ka sëmundje të rrezikshme ngjitëse’/…

Tirana është sot qyteti më i papastër dhe më i rrezikshëm, për sa i përket sëmundjeve dhe virozave në të gjithë Shqipërinë.

Këtë e tregon dhe numri rekord i të infektuarve me koronavirus dhe i shtrimeve në spitale që ka qyteti i Tiranës.

Prej disa muajsh “Gazetaatdheu.com” po denoncon pisllëkun dhe turpin e madh që bën Bashkia e Tiranës dhe kryebashkiaku Erion Veliaj, duke e lënë kryeqytetin në një situatë katastrofe epidemike.

Në jo pak shkrime kemi denoncuar me foto, video dhe fakte se si Tirana është zhytur në pisllëk dhe zhul, në një kohë që Bashkia e Zdromsit Veliaj, jep vetëm leje për betonizim duke shtuar shanset për ndotje dhe vdekje në kryeqytet.

Por sot denoncimeve tona të mëhershme u erdhi në ndihmë edhe një deklaratë e bujshme e mjekut të njohur infeksionist Tritan Kalo.

Ai nëpërmjet një statusi nga rrjeti i tij social Facebook, i ka bërë apel të fortë institucioneve shtetërore dhe në veçanti Bashkisë së Tiranës, në lidhje me COVID-19.

Duke kritikuar fort indiferencën dhe neglizhencën e qëllimshme të Bashkisë së Tiranës, në favor të planit të pandemisë, mjeku Kalo shkruan se, “rrugë e sheshe të Tiranës s’e kanë parë ndonjëherë dorën e bashkisë të dezinfektohen”.

Mjeku Kalo e ndal vëmendjen e tij tek arterje që përshkon mes për mes Tiranën, lumi i Lanës, që sipas mjekut është kthyer në një vatër infeksioni gjigante.

Sipas Kalos, Lana kundërmon erë të tmerrshme mes përmes qytetit, por në të “gjallojnë nga insekte fluturuese, sidomos mushkonjat ‘dashamirëse’ të gjakut tonë, duke na lënë gjurmë të shumta në lëkurë, ose rreziqet e sëmundjeve më të rrezikshme deri në prekjen e trurit”.

Ai i bën thirrje alarmuese Bashkisë dhe Zdromsit, se dezinfektimi, larja dhe ‘kruajtja’ e Lanës nga pisllëku, është mënyra e vetme për ta mundur Koronavirusin.

Postimi i plotë i mjekut Tritan Kalo në Facebook:

“KOHË KOVIDIANE….9.08.2020….

Në përballjen me sfidën mbarëbotërore ndaj Sars-Cov2/Covid 19, krahas tre masave thelbësore dhe dobiprurëse të:

1- Distancimit fizik përsa sa kohë që është e mundëshme dhe rrethanat na e krijojnë këtë mundësi,

2- Mbajtjes së maskave kudo POR më së paku në mjediset e mbyllura dhe ku ka grumbullime njerëzish,

3- MASAT e Higjenës: a. individuale, b. kolektive dhe c. të mjediseve ku jetojmë e punojmë, RËNDËSI të madhe kishin, kanë dhe gjithmonë do të kenë këto të fundit, PRA higjena e mjediseve ku JETOJMË, ku ECIM e ku PUNOJMË…..

U bënë muaj e vite që RRUGËT, SHESHET, RRUGICAT, PAS PALLATET, BUZË LANA e mjediset POSHTË URAVE të saja NUKU e kanë parë dorën e BASHKISË apo të Autoriteve të tjera të ngarkuara, me HIGJENIZIMIN e tyre….

ATO GJALLOJNË nga Insektet fluturuese, sidomos mushkonjat “dashamirëse” të gjakut tonë duke na lënë gjurmë të shumta në lëkurë, ose rreziqet e sëmundjeve më të rrezikëshme deri në prekjen e trurit që ato bartin, bubuzhelat e ndryshëm bartës e përhapës të jo pak sëmundjeve ngjitëse, brejtësit e ndryshëm sidomos minjtë e kanaleve urbane “kanë lluksin” të shumohën dhe të na “shërbejnë” me lepstospirat e spirilumet e shumta, që ato bartin dhe na i ofrojnë me urinën apo kafshimet e tyre, qentë e infektuar me leishmanisosis janë “komshinjtë” tanë shumë të shpeshtë, macet me infeksionet e tyre mykotike apo sëmundjen e “gërvishjes së maceve” (CSD), etj, etj….

DESINSEKTIMI dhe DESINFEKTIMI real dhe jo ai “filmiko-propogandistik” është DOMOZDOSHMËRI, dhe ato janë aleatë tanë të plotëfuqishëm edhe në sfidën ndaj “flamës mbarëbotërore” të Sars-Cov2/Covid-19……

NA ndihmoni në këtë drejtim që t’ja dalim mbanë në këtë betejë…..

ËSHTË DETYRIMI i juaji ndaj jetës sonë si taksapagues…..”Çiçosja” me ujë pa asnjë dezinfektant në përbërjen e tij, e cila u bëhet ndonjë korsie rruge midis orës 4:00 – 5:00 të mëngjesit, shërben vetëm e vetëm për të justifikuar fondet që u meren taksapaguesve për këtë aktivitet, POR aspak qëllimit të dezinfektimit e të dezinsektimit të TIRANËS….

Jemi qytetarë dhe DUHET të trajtohemi si të tillë…..Jemi SHQIPTARË dhe duhet t’a ndjemë veten të respektuar dhe të dëgjuar në vendin tonë….

JEMI PROFESIONISTË të SHËNDETIT publik dhe jo vetëm, ndaj edhe jemi më shumë të ndjeshëm e të përgjegjshëm në këtë aspakt të jetës në komunitet….TOGETHER FOREVER!!!”

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit