‘Buzëqesh’ Saimir Tahiri, gjykata i lehtëson dënimin. Ja me sa vite....

‘Buzëqesh’ Saimir Tahiri, gjykata i lehtëson dënimin.…

Saimir Tahiri, është një djal “me fat”. Ish-ministri i Brendshëm, mori ditën e sotme vendimin final të Gjykatës së Apelit.

Tre gjyqtarët Neritan Kosova, Albana Boksi dhe Dhimitër Lara, vendosën ta shtyjnë vendimin pasi ai duhej të merej 2 ditë më parë.

 Tahiri nuk e komentoi vendimin e gjyqtarëve, por hyri i buzëqeshur në gjykatë, ndërkohë që shoqërohej nga avokati i tij, Maks Haxhia.

Seanca e sotme do të zhvillohet në orën 13:00.

Ish-ministri Saimir Tahiri akuzua pas arrestimit të grupit “Habilaj” për trafik ndërkombëtar droge.

Ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi dënimin e tij me 12 vite burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar shkon në 8 vite.

Por, gjykata e dënoi Tahirin me 3 vite burg me shërbim prove. Kjo duket si dita e tij me fat./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit