Buzhala s'ia kursen Ramës, sarkazmën: Garant që do thotë 'zjarrfikësit nga Serbia, të parët në Kukës'

Buzhala s’ia kursen Ramës, sarkazmën: Garant që…

Analisti Berat Buzhala nuk ia ka kursyer kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, një shuplakë për atë deklaratën e hidhur të pas tërmetit të 2019-ës, pas një nate të vështirë në luftë me zjarret në Kalimash.

“Qysh tha në Shkup, në “Ballkanin e Hapur”, –  kujtoi me sarkazëm Buzhala: “forcat serbe ishin të parat që na erdhën në ndihmë kur ndodhi tërmeti!!!” Në takimin e radhës, garant ka me thanë që zjarrfikësit nga Serbia ishin të parët që erdhën në Kukës për të na ndihmuar për të fikur zjarrin mbi tunelin e Kalimashit.

Shumë nacionalistë, primitivë këta të Kosovës!- vazhdoi ironinë Buzhala me gjuhën e Ramës. – Sa ta shohin një problem përtej kufirit, yrysh me shku me ndihmu!!! Sido që të jetë, po shpresoj që nuk bllokohen rrugët për në Shqipëri, së paku deri pas mbërritjes së Bregoviçit në Korçë. Nuk ka kuptim jeta pa atë koncert”, përfundoi me të njëjtën hidhësi, satiristi i njohur nga Kosova.

Mesazhi i Buzhalës ka ardhur pasi forcat zjarrfikëse dhe ushtarake nga Kosova kanë mbërritur me shpejtësi ditën e djeshme, pas thirrjes për ndihmë nga Shqipëria për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve në Kukës, që rrezikuan gjatë natës në veçanti tunelin e Kalimashit.

Ministri i Brendshëm i Kosovës po ashtu mbërriti vetë për të ndjekur situatën sëbashku me kreun e zjarrfikësve të Kosovës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit