"Ça ishte kjo mo”/ Banorët e BBV reagojnë të tmerruar: Kallash, ishte afër

“Ça ishte kjo mo”/ Banorët e BBV…

Atentati me kallashnikov që ndodhi në mesnatë ndaj zyrave të Top Channel ka tmerruar banorët e Big Brother Vip.

Breshëria e të shtënave zgjati të paktën 7 sekonda dhe disa nga banorët që ndodheshin në oborr kanë mbetur të shokuar nga ajo që dëgjuan.

Siç shihet në video, Qetsoi, Kristi dhe Nita ndodhet të ulur jashtë kur nisin të shtënat. Kristi pyet ça ishte kjo dhe Qetsori i përgjigjet “kallash mo, do ketë kaluar ndonjë makinë ka qëlluar në ajër”.

Të shtënat ishin afër tyre dhe banorët kanë reaguar të panikosur. Ndërsa kujtojmë se nga sulmi me armë mbeti i vrarë roja i sigurisë, 60-vjeçari Pal Kola. Bëhet me dije se autor ende të paidentifikuar qëlluan mbi 25 herë drejtë zyrave të Top Channel për arsye ende të paditura.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit