"Ç'a ke që shef? Jam burrë mysliman!", 27-vjeçari ther me thikë vajzën në Milano

“Ç’a ke që shef? Jam burrë mysliman!”,…

Një 27-vjeçar me origjinë algjeriane u arrestua pasi dyshohet se sulmoi me thikë një 23-vjeçare pranë stacionit të metrosë Duomo në Milano.  

Sipas hetimeve paraprake, sulmi ndodhi në zonën e platformës së metrosë. I riu dyshohet se iu afrua vajzës, nisi një debat pasi pretendonte se ajo po e shikonte, më pas e goditi dhe e plagosi në fytyrë me një mjet prerës. Plaga, sipas raportimeve, shtrihej nga zona pranë gojës drejt qafës dhe mjekët po vlerësojnë nëse do të mbeten pasoja të përhershme.  

I dyshuari u arrestua nga policia lokale e Milanos dhe ndaj tij rëndojnë akuza për shkaktim të dëmtimit të përhershëm të fytyrës, plagosje të rëndë dhe rezistencë ndaj forcave të rendit.  

Mediat italiane raportojnë gjithashtu se viktima u transportua në spital, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht dinamikën e ngjarjes.  

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit