'Ça të thotë vëllai...?!'/ E 'dredh' Doktor Pipero: Nuk jam dakord me mbylljen...

‘Ça të thotë vëllai…?!’/ E ‘dredh’ Doktor…

Diskutimi për një rimbyllje ose jo, si “arrest shtëpie” për të gjthë pupullin shqiptar me pretekstin e koronavisurit, po bëhet si loja e “kungulleshkës” meq qeverisë “Rama” dhe Komitetit të Ekspertëve.

Për të hequr vëmendjen nga gjithë kriza e vërtetë, ajo ekonomike, varfëria, izolimi që na bëri BE-ja, si dhe kriza politike që synon vjedhjen e zgjedhjeve, ka detyruar Ramën që të “ndërsejë” ekspertët e koronës në televizione.

Këta të fundit në këtë fundjavë kanë pushtuar sërish ekranet, ku me justifikimin se rastet me COVID-19 po shtohen, ata kanë nisur nga tymnaja panikmbjellëse, për një rimbyllje të të gjithë popullit në shtëpi.

E para ishte dje, Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino, që për të mbuluar tenderat në gjithë këto vite që ka bërë në krye të Institutit që drejton, hodhi e para “shashkën” e “Lockdoën-it”, ose riizolimit nëpër banesa.

Drejtoresha e përjetshme, tha ditën e djeshme në një intervistë, se sugjeronte mbylljen e fundjavave me qëllim, uljen e rasteve me koronavirus.

Ndërkohë sot, dy “super-ekspertë” të tjerë, mjeku tashmë i bërë VIP, Pëllumb Pipero dhe “pacienti aksidental” që drejton shërbimin e dështuar “127-Urgjenca”, Skënder Brataj, vijuan me fishekzjarre nga ekranet.

Por mjeku Pipero si më i zgjuar dhe dinak, gjatë një interviste në “News24”, tha se nuk e mbështet idenë e “rimbylljes”, duke shtuar se ajo që nevojitet është respektimi i protokolleve dhe mbajtja e maskave.

Sipas mjekut infeksionist Pëllumb Pipero, respektimi i masave dhe përdorimi i maskës do ta ulte të paktën 4 herë numrin e infektimeve brenda dy javësh.

Duke i qëndruar deklaratës së tij të muajit maj, nga Vlora, doktor Pipero, duket se e “tradhtoi” filozofinë e Komitetit Binos me shoqe, dhe “Rilindjes”, për të rimbyllur shqiptarët edhe një herë brenda shtëpive në arrest të pashpallur.

Ja deklarata e plotë e Dr. Pëllumb Piperos bërë sot në media:

“Unë nuk jam pro mbylljes në fundjavë. Nuk e mbështes mbylljen në fundjavë.

Unë them të respektohen protokollet. Të shmanget frekuentimi i lokaleve të natës.

Në bregdet dhe në qytete. Si dhe qytetarë të vendosin maskën.

Po të zbatojnë këto qytetarët, nuk ka kthim mbrapa.

S’kemi pse mbyllemi. Ja po e mbyllëm iku virusi? Jo. Aty është virusi, me ne”.

/Gaztaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit