Çahet tubacioni i ujit pranë Unazës së Madhe, përmbyten banesat dhe bizneset

Çahet tubacioni i ujit pranë Unazës së…

Një tubacion i ujit të pijshëm është çarë në Rrugën “Vangjel Noti”, pranë Unazës së Madhe, duke shkaktuar përmbytje në disa banesa dhe biznese të zonës.

Sipas denoncimit të banorëve, situata ka nisur rreth gjysmë ore më parë. Në vendngjarje ka mbërritur policia, ndërsa deri në momentin e raportimit nuk ka pasur ndërhyrje nga Ujësjellës Kanalizimet.

Banorët shprehen të revoltuar dhe hedhin dyshime se dëmtimi i tubacionit mund të lidhet me punimet e kryera në zonën e Unazës së Madhe, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme për ndalimin e rrjedhjes dhe shmangien e dëmeve të mëtejshme.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje joq! Te rruga vangjel noti, afer unazes se madhe! Prej rreth gjysem ore kane plasur tubacionet e ujit te pijshem dhe kane permbytur shtepi e biznese Policia ka ardhur, po nga ujesjelles kanalizimet askush akoma. Cilesia e punimeve te unazes se madhe i mori ne qafe njerezit e shkrete. Eshte care tubi i ujit

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit