Cakaj e shkarkon bashkë me stafin, mediat greke: Ambasadorja shqiptare në Athinë, ka vjedhur 100 pasaporta?

Cakaj e shkarkon bashkë me stafin, mediat…

Ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, Ardiana Hobdari, është shkarkuar sot nga detyra së bashku me stafin e saj të ambasadës në Athinë.

Ka qenë ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ai që ka marrë këtë vendim.

Lajmi u bë i ditur nga mediat greke dhe mësohet se, kjo furtunë në ambasadën shqiptare në Athinë, është motivuar nga Cakaj, me mos performancë dhe shërbime të dobëta ndaj komunitetit shqiptar.

Pa humbur kohë ministri Cakaj ka gjetur edhe emrin që do të zëvendësojë ambasadoren e shkarkuar Ardiana Hobdari.

MPEJ i ka propozuar Presidentit Ilir Meta, emrin e Luela Hajdaragaj si ambasadore e Shqipërisë në Athinë, e cila është vajza e ish-ministrit të ndjerë të Mbrojtjes, Luan Hajdaraga.

Por sot, një nga mediat greke më të njohura në Greqi, “ProtoThema” ia faturon shkarkimin nga posti si ambasadore të Shqipërisë, Ardiana Hobdarit, pikërisht vjedhjes së 100 pasaportave shqiptare vitin e kaluar në Athinë.

Sipas informacioneve të “ProtoThema”, Ardiana Hobdari, është direkt e përfshirë në vjedhjen e pasaportave natën e 13 shkurtit në Athinë.

Nga makina e konsullit të përgjithshëm të Janinës, Pervin Gjikuria, u vodhën 100 pasaporta, nga 300 që ndodheshin brenda në mjet.

Asaj kohe, Gjikuria, u shkarkua kurse Hobdarit iu vendos masë. Sipas mediave greke, është pikërisht kjo arsyeja sepse është shkarkuar dhe Hobdari.

Pjesë nga artikulli i Protothema-s:

“Sipas informacioneve, Hobdari dhe Gjikuria janë “të përfshirë në rastin e vjedhjes së 100 pasaportave nga një makinë e trupit diplomatik shqiptar që ishte në tokën greke.

Automjeti, sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, i përket Gjikurisë.

Në të njëjtën njoftim thuhet se konsulli në fjalë kishte marrë përsipër detyrën e transportimit të pasaportave në Athinë dhe dorëzimin e tyre në ambasadën shqiptare.

Vjedhja ndodhi në 13 shkurt, vonë natën, në Thesio, ku ishte automjeti i konsullit shqiptar që u vandalizua. Policia Greke u informua siç duhet për ngjarjen”.

foto galeri

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit