Çakalli vjen në qendër të Tiranës, 'arrestohet' dhe futet në kopshtin zoologjik 

Çakalli vjen në qendër të Tiranës, ‘arrestohet’…

Një çakall është parë në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune (24/02/24) nga qytetarët në qendër të Tiranës në afërsi të një lokali pranë Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Ende nuk dihet se si ka ardhur deri atje kafsha e egër, teksa personat që e kanë parë kanë njoftuar policinë. Këta të fundit se bashku me punonjësit e kopshtit zoologjik e kanë marrë dhe e kanë mbyllur në një prej kafazëve të kopshtit zoologjik duke e larguar nga rruga.

Nuk ndodh shpesh që kafshët e egra të vijnë në kryeqytet me dëshirën e tyre, dhe të vetmet kafshë që mund të gjesh teksa lëvizin të lira janë kopetë e qenve të rrugës. Këto kafshë shpesh kthehen në shqetësim për qytetarët pasi bëhen agresorë dhe i sulmojnë.

Nga ana tjetër i vetmi vend ku supozohet të gjenden kafshët e egra është Kopshti Zoologjik, por dhe aty kafshët vuajnë për shkak të keqtrajtimit. Pak muaj më parë treguam kushtet skandaloze të kafazit ku mbahej tigri, i cili për t’i shpëtuar baltës mbytëse mundohej të lëvizte me këmbët sipër murit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit