Çaktivizoi alarmin në firmën ku punonte si roje, arrestohet polici privat

Çaktivizoi alarmin në firmën ku punonte si…

Një punonjës i policisë private ka rënë në prangat e policisë, pasi dyshohet se ka fikur sistemin e alarmit në biznesin ku ishte i punësuar, nga ku më pas është vjedhur një sasi parash. Ngjarja në fjalë ka ndodhur dje në zonën e Mëzezit në Tiranë, ndërkohë që vijojnë hetimet për personat e tjerë që janë përfshirë në këtë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. A., 58 vjeç, me detyrë punonjës i SHPSF, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi më datë 05.06.2021, në Kodër Mëzez, ka çaktivizuar alarmin e sigurisë në firmën ku punonte si roje sigurie dhe nuk ka raportuar për një vjedhje të një shume parash të kryer nga persona ende të paidentifikuar në ambientet e firmës.

Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve të vjedhjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit