Caktohet qyteti ku do të mbahet Eurovision 2023

Caktohet qyteti ku do të mbahet Eurovision…

Liverpool është zgjedhur si qyteti pritës i edicionit të 67-të të Eurovision 2023.

Eurovision do të zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar, pas fitores së Kalush Orkestrës për Ukrainën në Torino në maj. Për shkak të luftës, festivalu nuk mund të mbahet në Ukrainë, raporton BBC.

Finalja e Madhe e Eurovision Song Contest 2023 do të zhvillohet në Liverpool Arena pranë lumit Mersey të shtunën më 13 maj, ndërsa gjysmëfinalet më 9 dhe 11 maj.

Liverpooli u zgjodh pasi u shqyrtuan objektet në vend, aftësinë për të akomoduar mijëra delegacione vizitore, ekuipazh, tifozë dhe gazetarë, infrastrukturën dhe ofertën kulturore të qytetit pritës.

Një listë e shkurtër prej 7 qytetesh që përfshinte Birmingham, Leeds, Manchester, Sheffield dhe Newcastle, u shpall në gusht.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit