Call center, Berisha: Janë nën mbrojtjen e Edi Ramës dhe Olsit

Call center, Berisha: Janë nën mbrojtjen e…

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur rreth Call-Centerave, të cilat sipas tij janë në mbrojtje të kryeministrit Edi Rama.

Berisha tha se call-centerat që kryejnë një veprimtari të tmerrshme kriminale, të një lloji tjetër, një grabitje monstruoze e qytetarëve europianë që sipas tij, bëhet nëpërmjet bitcoin.

Kreu i PD tha se këta kanë një aplikacion që u thonë se duhet të blini bitcoin dhe ta vendosin në këtë kuletë dixhitale. Ai shtoi se Amant Josifi, është kreu i kësaj afere.

Fjala e plotë e Berishës:

Sipas të gjitha burimeve, këto call-centera janë nën mbrojtjen e Edi Ramës.Që të informojmë saktë qytetarët, ka nisur një hetim i madh i call-centerave, që me telefonatat e tyre, orientojnë drejt investimeve qytetarë europianë.Veprimtari kjo e palejuar në Europë.

Por nëse ky hetim nga SKAP-i i partisë vazhdon, janë nën mburojë të plotë, call-centerat që kryejnë një veprimtari të tmerrshme kriminale, të një lloji tjetër, një grabitje monstruoze e qytetarëve europianë në Gjermani, Spanjë, Itali, etj.

Kjo grabitje bëhet me bitcoin. Këto qendra nuk kontrollohen as nga SPAK dhe nga askush.Famëzi Amant Josifi, është kreu i meduzës i kësaj afere.Këta kanë një aplikacion që u thonë se duhet të blini bitcoin dhe ta vendosin në këtë kuletë dixhitale. Qytetarët e blejnë, e vendosin në këtë kuletë dixhitale, kujtojnë se e kanë këtu, por nuk e kanë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit