Call-centerat e Këshilltarit të ministres Xhaçka, vatër koronavirusi në Tiranë. Amant Josifi nis qindra punonjës të punojnë nga shtëpitë

Call-centerat e Këshilltarit të ministres Xhaçka, vatër…

Tirana po cilësohet ditët e fundit nga Ministria e Shëndetësisë si epiqendra e koronavirusit në vend, pasi kryeqyteti ka edhe numrin më të madh të të infektuarve.

Madje një studim i pjesshëm i Akademisë së Shkencave disa ditë më parë nxorri edhe disa nga zonat me më shumë infeksione në Tiranë, nga COVID-19.

Por në asnjë rast asnjë prej institucioneve shtetërore të ngarkuara me ligj për të bërë hetimin virologjik, nuk ka bërë të njohur emra subjektesh apo institucionesh ku virusi është përhapur më tepër.

Disa prej mediave në vend, kanë treguar me dëshmi dhe fakte se pjesa më e madhe e të infektuarve janë shkaktuar si pasojë e moskujdesit në ministritë e qeverisë, dhe institucione në vartësi.

Madje nuk kanë munguar as denoncimet konfidenciale nga punonjës dhe zyrtarë të administratës që kanë treguar për këtë fakt, në një kohë që kanë bërë edhe emra personazhesh si shkaktarë të infektimit në masë.

Në një kohë që spitalet janë mbushur me të infektuar të sëmurë rëndë, dhe çdo ditë rastet po shtohen e bashkë me to edhe numri i viktimave, asnjë media pranë qeverisë nuk ka guxuar që të përmend emra shkaktarësh.

Disa javë më parë, “Gazetaatdheu.com” nisur nga një denoncim qytetari, përmendi edhe faktin e përhapjes të disa vatrave infektive me koronavirus, në disa Call-centera në kryeqytet.

Ishin pikërisht Call-centerat e “CTA Group” dhe “Milton Group”, ato që kishin pasur numrin më të lartë të punonjësve të infektuar me korona.

Bëni kujdes: call centrat që afrojnë shërbime financiare janë të ...

Si për ironi por jo për çudi, që të dy këto emra subjektesh i përkasin një personi, Amant Josifit, i cili edhe pse figuron si pronar apo aksioner në këto subjekte, mban funsione të tjera publike.

Amant Josifi, zyrtarisht njihet si Këshilltar i ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Por përveç se figuron si anëtar edhe në disa borde shtetërore, ku merr disa paga nga taksapaguesit, Josifi, është në fakt administrator dhe manaxher i parave të aksioneve që Xhaçka ka bashkë me vëllanë e kryeministri Rama, Olsi Rama, në disa subjekte.

Por për të mos u zgjatur me historinë e tij mes Xhaçkës dhe Olsi Ramës, po i qëndrojmë faktit të koronavirusit.

“Gazetaatdheu.com” ka mësuar se në Call-centerat që janë nën administrimin e Amant Josit, dhe që i kanë zyrat në disa zona të Tiranës, numri i punonjësve të infektuar në ambiente pune ka qenë i lartë.

Biography - Amant Josifi

Në QSUT, Infektiv dhe në ministrinë e Ogertës, nuk të japin informacion për këto subjekte, por përflitet se numri i punonjësve me koronavirus aty i ka kaluar 100 persona.

Dhe si me që shumica dërmuese e punonjësve të Call-centerave të Josifit, janë nga mosha 20-27 vjeç, shumë prej tyre nuk kanë marrë raport dhe se aktualisht vijojnë të punojnë, pasi sëmundjen po e kalojnë në gjendje asimtomatike.

“Gazetaatdheu.com” ka mësuar gjithashtu se në një prej zyrave të Call-centerave të drejtuar nga Amant Josifi, pranë fakultetit Juridik në Tiranë, ka pasur shumë punonjës dhe punonjëse të infektuar me koronavirus në dy javët e fundit.

Disa prej tyre janë dërguar madje edhe në Infektiv, por prej andej sërish nëpër shtëpi dhe qëndrojnë të izoluar.

Burime pranë këtij Call-centeri i thanë “Gazetaatdheu.com” se, “ka nga ata punonjës që po punojnë aktualisht nga shtëpitë, por të tjerë edhe pse të infektuar, vijnë në zyrat e punës”.

Po sipas këtyre burimeve konfidnciale, “Amant Josifi, nuk u ka lejuar punonjësve të tij as bërjen e tamponeve ose njoftimin e urgjencës, edhe kur ata janë në shtëpi, me kërcënimin se mund të humbasin vendet e punës, pagat dhe bonuset e prapambetura”.

Nisur nga kjo shumë punonjës, edhe pse të infektuar me koronavirus kanë vijuar punën edhe me frikën e humbjes së siguracioneve dhe pushimeve verore.

Por në asnjë rast Josifit nuk i janë bllokuar aktivitetet, madje në derë të tij nuk shihen as mjekë apo personel urgjence.

Po ashtu me gjithë denoncimet anonime të plasura në rrjetet sociale kohët e fundit, Josifit, edhe një pjesë e mediave i kanë bërë favorin e mos publikimit të skandaleve.

Është e qartë pas tij qëndrojnë emra shumë të fortë, si ministra Xhaçka, vëllai i kryeministrit, Olsi, madje edhe Kryeministri Rama vetë…

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit