Cameron vizitë zyrtare në Kosovë, zbardhet axhenda

Cameron vizitë zyrtare në Kosovë, zbardhet axhenda

Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron, ditën e nesërme do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kosovë.

Cameron do të pritet në një takim nga Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në orën 09:10 të mëngjesit.

Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Kosovë, ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, të enjten, më 4 janar, në orën 08:00, takon edhe Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Pas takimit, homologët do të japin një deklaratë për mediet vendase dhe ato ndërkombëtare. Kjo është vizita e parë për vitin 2024 e një diplomati perëndimor në Kosovë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit