Can Yaman flet për dasmën me prezantuesen italiane

Can Yaman flet për dasmën me prezantuesen…

Në muajin shkurt Can Yaman ndërmori hapin e madh dhe i propozoi për martesë prezantueses italiane, Diletta Leotta.

Aktori me origjinë shqiptare dhe shumë i famshëm nga telenovelat turke i bëri një propozim për martesë në qiell partneres së tij.

“Diletta dëshiron të martohesh me mua? Të dua, Can”, shkruhej në pamjet e publikuara në rrjet nga propozimi i aktorit.

Së fundmi Can më një intervistë për “Vanity Fair”, ka treguar se dasma do të bëhet pa zhurmë sepse ai nuk i bën gjërat me shumë fjalë.

“Unë jam një person që veproj pa u menduar gjatë, pa bërë shumë fjalë. Besoj se instinkti është në emër të Zotit, por le ta lëmë surprizë”, tha Can i pyetur për dasmën.

“Është një dashuri besnike, për të cilën unë marrë përgjegjësitë e mia. Unë kam shumë respekt për të, për marrëdhënien tonë dhe premtimi ynë i parë ka qenë konfidencialiteti”, u shpreh aktori për marrëdhënien me Dilettën.

Lidhja e tyre u zbulua në fillim të këtij viti nga revista “Chi”, e cila publikoi foto të çiftit në momente private.

Më pas edhe vetë ata e konfirmuan lidhjen duke postuar foto me njëri-tjetrin.

Image

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit