Çanta me bukë, kjo mbeti në vendin e aksidentit

Çanta me bukë, kjo mbeti në vendin…

Për hir të bukës…

Për bukën ikën nga një vend i varfër dhe bukën kërkonin diku gjetkë dhe ajo që mbeti ishin çantat e tyre të varfra…

Identifikimi i 7 emigrantëve që humbën jetën ditën e sotme nuk është kryer ende, ndërsa personi që i transportonte është një 24-vjeçar nga Shkodra i identifikuar si Edison Bregaj, i cili humbi jetën bashkë me ta.

Edhe pse të paligjshëm, edhe pse ikën me ndjenjën e fajit nga kjo botë në nuk e dimë urinë që patën këta njerëz. E në këto raste uria nuk është individuale. Nga pikëpamja humane kushdo ndjen një keqardhje, sepse mendojmë që edhe ne, shqiptarët, endemi rrugëve të Evropës, në kërkim të jetës, të bukës!

7 emigrantët kishin hyrë nga pika e kalimit kufitar Tre Urat dhe do të transportoheshin për në Mal të Zi, por në aksin Këlcyrë-Përmet, i riu është përballur me postbllokun e policisë dhe ka ndryshuar rrugë. Nga shpejtësia e cila dyshohet se ka qenë 200 km/h, ai ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar anës lumit Vjosa.

Tragjike se çfarë mbetet në fund ,buka, si simbol mundit dhe këmbënguljes për të përmbushur “të mirat e jetës”!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit