Capital T dhe Ledri Vulaj publikojnë bashkëpunimin e tyre (Video)

Capital T dhe Ledri Vulaj publikojnë bashkëpunimin…

Një prej këngëve që është pritur me padurim nga publiku shqiptar, pikërisht bashkëpunimi mes Capital T dhe Ledri Vulës, më në fund është publikuar. DMP, duke gjykuar nga refreni i këngës është shkurt për “Du me t’pas”, që me dëgjim të parë të jep përshtypjen që do të jetë padyshim një nga hitet e verës. Por jo vetëm, sepse këngë të tilla në fakt nuk kanë stinë as sezon.

Si pjesë e albumit “Sculpture” të Capital T, kënga është tepër ritmike, madje çunat po ta vini re gjatë videoklipit kanë bërë edhe një “koreografi” të vogël për ta kërcyer sa herë e dëgjojmë. Teksti është i mbushur me fjalë e premtime dashurie që vetëm Kapo dhe Ledri dinë t’i thonë. Madje ka fjalë që ndoshta të thëna nga dikush tjetër nuk do të tingëllonin kaq romantike. Ndërkohë videja muzikore është si një spot për promovimin e turizmit bregdetar në Shqipëri.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit