CAS rrëzon vendimin e UEFA-s: Man.City do të luajë në Ligën e Kampionëve

CAS rrëzon vendimin e UEFA-s: Man.City do…

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) vendosi sot shfajsimin e Manchester City nga të gjitha akuzat e ngritura nga UEFA dhe për pasojë skuadra angleze do të luajë në Ligën e Kampionëve sezotin e ardhshëm.

Sipas vendimit të CAS, City “nuk ka kryer fshehje të fondeve si kontribute nga sponsorizimet”, që ishte edhe akuza në bazë të të cilës u pezullua nga UEFA në shkurt për të mos luajtur për dy vite në Champions League.

UEFA pretendonte se City kishte shkelur rregullat e “Fair play”-t financiar, në vitet 2012-2016. Për këtë akuzë u gjobit fillimisht me 30 milionë euro, shifër që më pas u ul në 10 milionë.

CAS pranoi në vendimin e publikuar se City nuk bashkëpunoi me autoritetet e UEFA-s, por hodhi poshtë vendimin e përjashtimit.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit