Një denoncim shqetësues ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga banorë të zonës së Astirit, në Tiranë, të cilët pretendojnë se një qendër masazhesh e quajtur “Cataleya SPA”, po funksionon në të vërtetë si çerdhe prostitucioni.
Sipas qytetarëve, prania e kësaj qendreje ka prishur qetësinë e pallatit ku ata jetojnë. Ata shprehen se në ambiente hyjnë dhe dalin vajza të zhveshura dhe burra shpesh të dehur, ndërsa banorët janë përballur edhe me kërcënime kur kanë tentuar të ankohen apo të kontaktojnë policinë.
Në mesazhin e tij për JOQ Albania, një prej banorëve thotë:
“Jetoj në një pallat në rrugën Aleksandri i Madh. Këtu operon një SPA që sipas nesh është qendër prostitucioni e mbrojtur nga policia. Vajzat hyjnë dhe dalin gati nudo çdo ditë. Jemi të kërcënuar të mos flasim. Madje kamerat e sigurisë janë bllokuar. Jemi lodhur dhe të frikësuar, ndaj kërkojmë ndihmë.”
Qytetarët pretendojnë gjithashtu se qendra ka mbështetjen e komisariatit nr. 6 dhe të inspektorit të zonës, duke akuzuar se këta të fundit “marrin ryshfet” dhe mbyllin sytë para aktivitetit të paligjshëm. Ata thonë se nuk është hera e parë që kjo qendër hapet, pasi edhe më parë është mbyllur për disa muaj, por më pas është rihapur.
Denoncuesit shtojnë se aty janë sjellë edhe vajza të huaja, përfshirë nga Amerika Latine, ndërsa i gjithë pallati dhe zona sipas tyre e di se çfarë ndodh brenda.
Redaksia e JOQ Albania thekson se këto pretendime nuk janë të verifikuara në mënyrë të pavarur dhe mbeten akuza të qytetarëve. Për këtë arsye, bëjmë thirrje që autoritetet përgjegjëse të hetojnë rastin sa më shpejt, në mënyrë që të qartësohet e vërteta dhe të merren masa nëse rezulton të ketë shkelje ligjore.
Në Shqipëri, denoncime të tilla janë bërë shpesh, pasi është kthyer në një trend maskimi i prostitucionit përmes qendrave të masazheve, çka e bën edhe më urgjente nevojën për kontroll dhe transparencë nga institucionet.
<iframe width=”315″ height=”576″ src=”https://www.youtube.com/embed/CHiUeVcIEEs” title=”“Cataleya SPA, qendër prostitucioni! Na kërcënojnë nëse ankohemi, Policia merr ryshfet”” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” referrerpolicy=”strict-origin-when-cross-origin” allowfullscreen></iframe>