‘Kam vullnet. Kam zgjedhur gjithmonë dosje të vështira’! Ja ç’thoshte prokurori i arrestuar kur kandidonte për SPAK

‘Kam vullnet. Kam zgjedhur gjithmonë dosje të…

SPAK, Policia shqiptare dhe Anti-mafia italiane kanë zhvilluar një mega-operacion, në kuadër të luftës kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, korrupsionit, abuzimit me detyrën dhe pastrimit të parave, ku mes 38 të arrestuarve në Shqipëri, Itali, Spanjë dhe Mal të Zi ishte edhe një prokuror shqiptar. Bëhet fjalë për Maksim Sotën, i cili pak kohë më parë ka aspiruar që të bëhej pjesë pikërisht e atij institucioni që sot e vuri në pranga, pikërisht SPAK-ut.

Madje ai ka shpalosur edhe platformën e tij se si do të punonte dhe se çfarë do të bënte nëse bëhej pjesë e kësaj strukture, ku është shprehur ndër të tjera se:  “Kam kërkuar gjithmonë të hetoj dosje të vështira dhe të përdor njohuritë e mia në ngritjen e akuzës. Kam mbajtur përgjithësi maksimale për dosjet që kam patur në hetim dhe të cilat kanë përfunduar në gjykatë me vendime të formës së prerë”, deklaronte asokohe prokurori i arrestuar, Maksim Sota.

Ja çfarë deklaronte asokohe prokurori Sota:

Çfarë do të sjell SPAK për prokurorët pjesë së saj? Fakti që vini nga një prokurori me jurisdiksion të përgjithshëm, mendoni se do të keni të vështirë të përvetësoni metodat te posaçme te hetimit?

“I kam përdorur këto metodat, nuk janë të panjohura për mua si në rastin e vjedhjes së BKT në Vlorë”.

Keni marr pjesë në hetime në grup me prokurorë të tjerë?

“Besoj se kjo mënyrë hetimi do të nxjerr një rezultat më të vlefshëm nga ana ligjore”.

Cila është cilësia juaj më e fortë për t’u zgjedhur prokuror në  SPAK?

“Vendosmëria, vullneti dhe aftësia ime profesionale për të përballur me dosjet.

Pavarësia e prokurorit është kuptuar dhe zbatuar ashtu siç duhet?

“Besoj se po, është gjëja më e mirë që i është dhënë prokurorit duke e ngarkuar atë me përgjegjësi drejtpërdrejt”.

Cilat do të jenë sfidat më të mëdha të SPAK?

“SPAK do jetë e suksesshme nëse do të ketë motivimin e anëtarëve të kësaj strukture në përballjen me nivelin më të lartë të krimit”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit