Cavani dhe Meunier refuzojnë të luajnë për PSG

Cavani dhe Meunier refuzojnë të luajnë për…

Edinson Cavani dhe Thomas Meunier kanë refuzuar që të nënshkruajnë përkohësisht, në mënyrë që të luajnë finalet e Kupave apo të aktivizohen në Champions League me skuadrën e PSG-së. Diçka të tillë e ka njoftuar mediat franceze këtë të diel.

Si Cavanit ashtu dhe Meunier u përfundon kontrata në fundin e muajt qershor dhe klubi u kishte ofruar një bashkëpunim deri në përfundim të aktiviteteve që kanë mbetur pa përfunduar, por diçka e tillë nuk është pranuar nga futbollistët, të cilët presin datën 30 qershor për t’u shpallur lojtarë të lirë.

Sulmuesi uruguaian nuk është në planet e kampionëve të Francës për edicionin e ardhshëm, diçka që e ka nxitur të mos pranojë një rinovim të përkohshëm. Për të interesohet Atletico Madrid, ku flitet se ka arritur një akord verbal me trajnerin Diego Simeone. 

Ndërkohë, për mbrojtësin belg interesohet Juventus dhe Arsenal.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit