Çavushoglu: Rama ndërmjetës në konfliktin greko-turk

Çavushoglu: Rama ndërmjetës në konfliktin greko-turk

Ministri i jashtëm turk Mevlut Çavusoglu fton homologun grek Nikos Dendias të takohen në Tiranë për të dialoguar për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve për zonat ekskluzive ekonomike në Mesdheun Lindor.

Gjatë një konference për shtyp, Çavusoglu tregoi se ofertën për një takim në Tiranë ia kishte bërë Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës javën e kaluar në Turqi.

“Ftojmë Greqinë që të zhvillojmë mbledhjen e parë eksploruese të bisedimeve brenda muajit Janar. Pas takimit të parë, jam i gatshëm të shkoj në Tiranë për të takuar Dendiasin me ftesë të Ramës. Shpresoj që Greqia të mos e refuzojë këtë mundësi dhe së shpejti të nisim bisedimet eksploruese”.

Nuk ka vonuar reagimi i Ministrisë së Jashtme greke përmes një komunikate për shtyp, ku thuhet se deri më tani, nga Ankaraja nuk i ka ardhur asnjë ftesë zyrtare për raundin e 61-të të bisedimeve për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Athina shprehet e gatshme për ta pranuar një ftesë nga pala turke, por thekson se zgjidha duhet të arrihet në bazë të ligjit ndërkombëtar për përcaktimin e kufijve të zonave ekskluzive ekonomike dhe shelfit kontinental.

Ftesa turke vjen teksa në Parlamentin grek ka mbërritur drafti i qeverisë për zgjerimin e hapësirës territoriale detare në 12 milje që do të shtrohet për miratim më 19 Janar.

 

burimi: tvklan

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit