Çdo ditë denoncohen tenderë abuzivë, APP zbulon vetëm 177 shkelje

Çdo ditë denoncohen tenderë abuzivë, APP zbulon…

Çdo ditë në media dhe pranë Komisionit të Prokurimeve Publike denoncohen tenderë abuziv që hartojnë institucionet publike. Por, për vitin që lamë pas, Agjencia e Prokurimeve Publike ka arritur të konstatojë se janë në shkelje vetëm 177 kontrata. Kur në fakt për gjithë vitin vetëm 3 institucione mund të kenë zhvilluar aq tenderë abuzivë.

Sakaq, bëhet me dije se APP ka gjobitur edhe 130 punonjës të institucioneve shtetërore për shkelje të kryera në procedurat tenderuese, gjatë vitit 2022. Kurse në vendet e tjera fqinje ata që abuzojnë me tenderët janë dënuar të paktën deri në 3 vite burg.

Ndërkaq, sa i takon shkeljeve të konstatuara ato variojnë nga mangësi të aspektit procedurial, deri te ato me karakter thelbësor.

Këtu përfshihet përcaktimi i kritereve të veçanta apo specifikimeve teknike që pengojnë pjesëmarrjen e gjerë të operatorëve ekonomikë, si dhe kualifikim i gabuar i operatorëve ekonomikë.  Sipas Agjencisë së Prokurimit Publik, fondi i prokuruar për vitin 2022 ishte rreth 134.3 miliard lekë, ndërkohë që fondi i kursyer është vetëm 8.4% e tij, çka tregon se tenderët fitohen me vlera afër fondit limit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit