Çdo ditë i shton me nga 1 mijë/ Rama: Presim të vijnë 3 mijë afganë, Europa hipokrite

Çdo ditë i shton me nga 1…

Çdo ditë e rrit numrin e afganëve që ai pretendon se do të mbajë në Shqipëri.

Bëhet fjalë për Edi Ramën, i cili ka thënë sot për mediat italiane se ai si drejtues i qeverisë pret që në Shqipëri të vijnë 3 mijë afganë.

Duke folur për ‘Il Foglio’, Rama thotë se nuk kërkon ti japë leksione Italisë dhe Europës, por vendi i tij po pret më shumë refugjatë se sa shumë vende të tjera.

Rama ka theksuar se për Italinë, mirëpritja e refugjatëve afganë është një detyrë, duke shtuar se dhe Shqipëria do t’i hapi dyert refugjatëve të ardhur.

‘Historia jonë na e imponon këtë gjë’, ka thënë Rama. E kemi jetuar luftën dhe kujtesën e saj e kemi të freskët. Nëse Evropa është e dyzuar edhe për Afganistanin, është sepse s’e mbajnë mend historinë’, thotë Rama.

Më tej kryeministri ka theksuar se mirëpritja e refugjatëve është një detyrim për Shqipërinë.

 ‘Nuk i jap leksione askujt. Aq më pak Italisë, ndaj së cilës jam shumë i lidhur. Por, po them se pritja e refugjatëve është detyrim i yni. Unë mbaj mend Millosheviçin, mbaj mend luftën, refugjatët, vdekjen torturat. Ishim ne afganët dikur, për ju italianët’, tha Rama.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit