Çdo fushatë elektorale kalon nga “Rruga e Arbrit”, Edi Rama ka 10 vite që e premton

Çdo fushatë elektorale kalon nga “Rruga e…

“Rruga e Arbrit” ishte zotimi i Edi Ramës që në fushatë ne vitit 2013 kur u bë për herë të parë kryeministër. Me premtimin se ai nuk do t’i braktiste zonën verilindore të vendit, tha se prioritet i qeverisë së tij do të jetë krijimi i një segmenti që lidh më shpejt Peshkopinë me Tiranën.

“Rruga e Arbrit” apo siç njihet sot si rruga e fushatave elektorale, ati disa epsiode me socialistët në krye. Në dhjetor të vitit 2014 Rama nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me qeverinë kineze për financimin e këtij segmenti. Nuk dihet çfarë ndodhi me kinezët dhe stafetën e mori Gjoka.

Më 11 tetor 2018, Rama inspektoi punimet për ndërtimin e “Rrugës së Arbrit”, nga ku dha afatin e përfundimit të punimeve në pranverën e vitit 2021. Pranvera shkoi, Rama mori mandatin e tretë por rruga nuk u hap. Si për të mos dal pa gjë, më 29 Nëntor të po të njejtit vit kryeministri ishte aty. Për të edhe këtë herë u organizua një ceremoni me flamuj kombëtarë, nën zhurmën e daulleve dhe pjesëmarrjen e banorëve të zonës të veshur me kostume popullore.

Qeveria e mori në dorëzim rrugën në nëntor të vitit 2021, edhe pse punimet nuk kishin përfunduar në një pjesë të madhe dhe me cilësi të dobët punimesh. Sot, Rama ishte sërish në “Rrugën e Arbrit” ku premtimi i radhës ishte vjeshta e këtij viti. Për 10 vite, hapja e një segmenti të rendësishëm rrugor po shtyhet e po shtyhet jo pa qëllim. Planet fillestare për ndërtimin e saj ishin për 70 milionë euro, ndërsa sot fatura pritet të arrijë mbi 350 milionë euro.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit