Çdo gjë e shkrumbuar! Pamjet brenda magazinës ku humbi jetën 32-vjeçari Arjan Sala

Çdo gjë e shkrumbuar! Pamjet brenda magazinës…

-Magazina në të cilën mbaheshin rrobat, në qendrën tregtare ‘Casa Italia’ është totalisht e shkrumbuar. Flakët që kishin shpërthyer pasditen e së mërkurës arritën të shuheshin ditën e sotme, mirëpo fatkeqësisht prej tyre humbi jetën Arjan Sala.

<iframe width=”914″ height=”514″ src=”https://www.youtube.com/embed/i5T3_-gdpT4″ title=”YouTube video player” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture” allowfullscreen></iframe>

Ndërkohë, trupi i pajetë i Arjan Salës, shefi i sigurisë së Qendrës Tregtare, i cili mbeti i bllokuar në magazinë ndërsa shkoi të shpëtonte punonjësit, ka dalë në orët e para të mëngjesit.

Trupi i pajetë i Arjan Salës është gjetur mbrëmjen nga forcat zjarrëfikëse në magazinën në qendrën tregtare ‘Casa Italia’. Pas më shumë se 48 orësh kërkime nga forcat zjarrëfikëse, forcat vullnetare, qentë e shpëtimit, trupi i 32-vjeçarit u gjet në orën 03:00 të mëngjesit. Punonjësi i magazinës kishte mbetur i bllokuar në katin e nëndheshëm të magazinës e cila shërbente për të mbajtur furnizimet me rroba që vinin për qendrën tregtare.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit