“Çdo ndryshim i marrëveshjes së 5 qershorit rrezikon negociatat”

“Çdo ndryshim i marrëveshjes së 5 qershorit…

“Qeveria dhe opozita duhet të ruajnë konsensusin ndër-partiak”.

Ky është mesazhi i përbashkët nga tre eurodeputetët, të cilët nënvizojnë se nëse Shqipëria dëshiron të fillojë negociatat e pranimit, duhet të përmbushë angazhimet e saj.

“Ne presim që shumica parlamentare të miratojë ndryshimet e nevojshme pa dëmtuar konsensusin e arritur midis Qeverisë dhe Opozitës më 5 qershor. 

Çdo modifikim i Marrëveshjes pa arritur konsensus me të gjitha partitë politike mund të rrezikojë thirrjen e konferencës së parë për negociatat e anëtarësimit, dhe për këtë arsye të ngadalësojë procesin e integrimit evropian”, thuhet në reagim.

Ata thonë se çdo vend është i lirë të vendosë dhe përmirësojë sistemin e tij zgjedhor sipas kontekstit kombëtar dhe konsensusit.

“Sidoqoftë, praktikat më të mira ndërkombëtare rekomandojnë që çdo ndryshim në sistemin zgjedhor duhet të bëhet në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente duke filluar të paktën një vit para zgjedhjeve të ardhshme të planifikuara.

Ne besojmë se Shqipëria do t’i respektojë këto rekomandime dhe do të punojë më tej drejt arritjes së rezultateve të qëndrueshme në fushat kryesore të reformës”, vijon deklarata.

Tre eurodeputetët thonë se Parlamenti Evropian është i përkushtuar “të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit evropian dhe është i gatshëm të punojë me Parlamentin shqiptar në lehtësimin e dialogut dhe ndërtimin e konsensusit mbi reformat thelbësore në fushat e demokracisë, sundimit të ligjit dhe përgjegjshmërisë që janë të domosdoshme për BE-në e vendit të ardhmen”.

Shqipëria paraqiti kërkesën e anëtarësimit në 2009 dhe iu dha statusi i kandidatit në vitin 2014. Këshilli vendosi të hap negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut më 25 mars 2020, pas propozimeve të Komisionit me një metodologji të rishikuar të zgjerimit.

Më herët edhe zëdhënësja e Këshillit Europian, Ana Pisonero tha se duhet të ruhet me çdo kusht marrëveshja e 5 qershor për reformën zgjedhore, duke shtuar se çdo ndryshim i saj nuk duhet të rrezikojë integrimin.

Mesazhin e tre eurodeputetëve të Parlamentit Europian e ka shpërndarë edhe ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit