"Çdo polic të sigurojë 15 vota"/ Balluku presion në Dibër për zgjedhjet vendore

“Çdo polic të sigurojë 15 vota”/ Balluku…

Fsuhata elektorale ka nisur vrullshëm. Kështu, të paktën duket edhe në takimet që kanididatët për 60 bashkitë e vendit, po zhvillojnë.

Mirëpo, ka pasur dhe mjaft polemika apo denoncime që kanë ardhur nga kundërshtarët politikë. Së fundmi, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Dibrës, Ismail Uka ka denoncuar ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku se për t’i ardhur sa më në ndihmë fushatës dhe për të siguruar sa më shumë vota, ka vepruar në kundërshtim me ligjin. Kjo, pasi po përdor administratën, duke u bërë madje edhe presion.

Për të përforcuar denoncimin e tij, Uka madje ka publikuar edhe foto e video, nëpërmjet të cilave tregon se kanë qenë punonjës të bashkisë, ata të cilët vendosin posterat e Ramës në prag të mitingut që ai zhvillon.

Sipas Ukës, Balluku në takimet e saj me qytetarët shoqërohet nga makinat e policisë së komisariatit të Dibrës, ndërsa shton se punonjës të administratës janë detyruar që secili të sigurojë së paku 15 vota për PS.

Ajo që të bën përshtypje është fakti se megjithëse Dibra, në jo pak raste ka qenë një nga qarqet e përfshira në afera koruptive, sërish socialistët vijojnë të kërkojnë mandate të tjera qeverisëse, siç janë edhe zgjdhjet e 14 majit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit