Çdo shërbim tek e-Albania, por vetëm 6% e popullsisë mbi 55 vjeç është e aftë ta përdorë

Çdo shërbim tek e-Albania, por vetëm 6%…

Qeveria shqiptare ka çuar në kanalet dixhitale gati 95 për qind të shërbimeve të saj. Por, jo të gjithë qytetarët, sidomos moshat e treta, mund ta përdorin. Për këtë arsye ka ndodhur në shumë raste që të paralizohen në marrjen e shërbimeve.

Këtë e tregojnë të dhënat e publikuara së fundmi nga INSTAT. Ku thuhet se vetëm 6 për qind e shqiptarëve mbi 55 vjeç ishin në gjendje të shkarkonin dhe të printonin dokumente nga e -goverment me 2022.

Ndërsa, në grupet e tjera të popullsisë përdorimi i E-Albania për shkarkimin e dokumenteve ka qenë më i lartë. Konkretisht rreth 33% e grup-moshës 25-34 vjeç e përdoren e-albania për të shkarkuar dokumente, por përqindja vjen e ulet në grupet më të mëdha të popullsisë

Kujtojmë se procesi i dixhitalizmit të shërbimeve nisi që nga 1 janari 2020. Shqipëria tani ofron 95% të të gjitha shërbimeve publike vetëm online me vulë/apo me nënshkrim elektronik në fund. Por, Shpesh herë ndodh që sistemi të bllokohet, ndërsa pak kohë më parë u sulmua nga hakerat dhe të dhënat tona janë të publikuar kudo.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit